Rakiq konfirmon nisjen e punimeve të sheshit në veri

Lajme

Rakiq konfirmon nisjen e punimeve të sheshit në veri

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 09:37
Muri në Mitrovicë, i cili u rrënua dy ditë më parë

Goran Rakiq konfirmoi për fillimin e punimeve në sheshin “Mbreti Petar” në pjesën veriore.

Ndërsa puna për të hequr mbeturinat te muri i rrënuar të dielën, nuk ka filluar ende pasi që sipas Rakiqit është duke e pritur një ekip nga Ministria e Mjedisit për të monituar në detaje këto punime.

Muri që në dhjetor ishte ngritur vetëm disa metra matanë urës së lumit Ibër u rrënua të dielën pas një marrëveshje në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të veriut të Mitrovicës Goran Rakiq.

Ndërtimin e këtij muri, Qeveria e kishte quajtur të jashtëligjshëm ndërsa Kuvendi për rrënimin e tij kishte miratuar edhe një Rezolutë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat