Simiq: Dialogu teknik të nis sa më shpejt

Lajme

Simiq: Dialogu teknik të nis sa më shpejt

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 14:13
Kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq

Kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq, tha sot se bisedimet e ardhshme në nivel të lartë politik janë shumë të rëndësisshme për të filluar dialogu teknik në Bruksel mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Simiq tha për mediat serbe se serbët nga Kosova dhe përfaqësuesit e tyre në institucionet e Kosovës, kanë besim të plotë në Qeverinë e Serbisë dhe në ekipin negociator të Serbisë, i cili në emër të shtetit të Serbisë dhe serbëve nga Kosova bisedon në Bruksel me delegacionin nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat