Babai tentoi t’i rrëmbej fëmijët, nëna rrezikoi jetën për t’i shpëtuar

Lajme

Babai tentoi t’i rrëmbej fëmijët, nëna rrezikoi jetën për t’i shpëtuar

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 19:54
Pamje nga video tronditëse

Në internet është postuar një video, në të cilën shfaqet një veturë që ndalet midis rruge dhe nga ajo del një grua duke mbajtur në duar foshnjën e vet.

Ajo më pas ia dorëzon fëmijën punëtorit të një restorantit të McDonalds, para syve të cilit ndodh një ngjarje e tmerrshme.

Nëna e pafat Jessica Wilson, ka deklaruar se ishte munduar të dal nga vetura në mënyrë që të parandalojë që bija e saj të bie në duart e babait që po mundohej ta rrëmbente.

Në video shihet punëtori i McDonalds duke shikuar me vëmendje gjithë situatën e krijuar, i cili i thotë gruas: “Ma jep mua fëmijën”.

Megjithatë, Bat Levenski Krost, babai i foshnjës, arrin ta fus në veturë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.

Jessica ka mbetur e shokuar duke i kërkuar kalimtarëve t’i telefonojnë policisë.

Ndërkaq sipas raportit të policisë, babai i nervozuar kishte thyer derën e apartamentit të ish-gruas të cilën e kishte rrahur deri në alivanosje, dhe më pas e kishte futur në veturë ku pas disa minutave ishte kthjellur.

Ajo e kishte kuptuar aty se në veturë ishin që të katër fëmijët e saj, përfshirë edhe vajzën dy vjeçe e cila u bë protagoniste e videos.

Raportohet se policia ka arrestuar Bat-in, i cili kishte pranuar se kishte ushtruar dhunë në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat