Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës, Serbia mori urim edhe nga sekretari i SHBA-ve, Rex Tillerson.
Mirëpo siç shkruan AFP, në urimin e Tillerson nuk është përmendur përpjekja e Serbisë për të hyrë në BE, urim ky i ngjashëm më paraardhësin e tij John Kerry.
Në kartolinën e urimit ai ka thënë nëse SHBA dhe Serbia vazhdojnë të bashkëpunojnë së bashku mund të mbajnë paqe dhe prosperitet në Ballkan.
“Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e reformave ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët e saj”, ka thënë Tillerson.
AFP vlerëson se mesazhi i Tillerson tregon se deri në çfarë mase presidenti amerikan, Donald Trump dhe administrata e tij mbështesin integrimin e Serbisë në BE.
Ditët e fundit mediat serbe kanë spekuluar se presidenti Trump është duke u përgatitur për t’ia lënë Ballkanin Rusisë.
AFP thotë se nuk ka marrë përgjigje në pyetjen se mesazhi i Tillerson tregon një ndryshim të politikës amerikane ndaj zgjerimit të BE-së.