Shqiptari vrau serbin dhe plagosi maqedonasin në Austri, ja me sa vite burg dënoi gjykata

Lajme

Shqiptari vrau serbin dhe plagosi maqedonasin në Austri, ja me sa vite burg dënoi gjykata

Nga: Bota sot Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Rikonfirmohet dënimi prej 17 vjetëve i shqiptarit pasi u shpall i fajshëm për veprën penale “vrasje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë” të kryer në verë 2015 në Linz, shkruan kleinezeitung.at. Ai plagosi për vdekje një serb dhe plagosi rëndë një maqedonas.

Gjykata e Apelit në Linz të mërkurën vendosi edhe njëherë për dënimin prej 17 vitesh të shqiptarin, i cili ishte prezent në një diskotekë në qytetin Linz (4 korik 2015), kur shpërtheu një zënkë verbale dhe më pas fizike mes tij dhe një grupi personash. Aty u plagos për vdekje 27 vjeçari serb, ndërsa shoku i tij mbijetoi falë operacionit emergjent.

Prokuroria kishte kërkuar dënim më të vogël për shqiptarin, megjithatë kjo nuk bindi gjykatësin austriak./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat