E lidh për shtrati të dashurin gjatë aktit seksual e pastaj ia heq kokën me sharrë elektrike

Lajme

E lidh për shtrati të dashurin gjatë aktit seksual e pastaj ia heq kokën me sharrë elektrike

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:51
Gabriele P

Një grua është duke u gjykuar në Gjermani nën akuzat se e ka vrarë të dashurin me një sharrë elektrike, duke ia hequr kokën dhe fshehur trupin e tij.

Mësuesja 31-vjeçare, e njohur vetëm si Gabriele P në bazë të ligjit të privatisë në Gjermani, akuzohet se e vrau partnerin e vet duke e lidhur për shtrati  si pjesë e një lojë seksuale për të cilën ajo thotë se ishte iniciuar nga ai.

Vrasja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2008, por u zbuluar vetëm vitin e kaluar, kur një i njohur i të pandehurës, i cili ishte 23-vjeç në atë kohë, shkoi në polici.

Policia e ka gjetur trupin, të cilin Gabriele P dhe dy miq të saj e kishin varrosur shumë vite më parë në në kopshtin e një shtëpie në Munih, ku çifti kishte jetuar së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat