Ky është serbi nga Shtërpca që theri me thikë dy binjakët e tij

Lajme

Ky është serbi nga Shtërpca që theri me thikë dy binjakët e tij

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 16:02
D.K 36 vjeçar

Mbrëmë, në Shtërpcë, ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme. D.K 36 vjeçar, baba i dy foshnjeve, ka vrarë njërin nga fëmijët e tij dhe ka plagosur tjetrin, duke i qëlluar me thikë.

Bëhet e ditur se, fëmija është goditur me thikë në zonën e zemrës, dhe ka vdekur gjatë rrugës nga Shtërpca për në Graçanicë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30.

Fëmija tjetër binjak, ishte qëlluar gjithashtu me thikë, por në stomak, dhe gjatë natës transferuar në Nish.

Të dy foshnjet janë binjakë meshkuj. Babai i tyre është një mësues, që ligjëron lëndën e edukatës fizike në shkollën e mesme në Shtërpcë.

Policia menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin për vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat