Këta janë kunetërit shqiptarë që “përmbytën” Londrën në kanabis

Lajme

Këta janë kunetërit shqiptarë që “përmbytën” Londrën në kanabis

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 13:39
Jamie Ball, Adam Garvey

Policia e Devon-it, Angli ka bërë të mundur arrestimin e një bande që trafikonte drogë nga Birminghami dhe Londra.

2 nga 8 anëtarët e bandës që “përmbytën” Plymouth-in në 52.5 kg kokainë me vlerë rruge mbi 525.000 £ ishin shqiptarë.

Anëtarët e bandës (duke filluar nga e fotoja e majtë lart) Jamie Ball, Adam Garvey, Shkelzen Hasani, David Hocking, Laver Sakaj, Scott Phillips, Lloyd Pomfrett dhe Paul Nesbitt

Të pandehurit kanë organizuar të paktën 6 operacione ku e sillnin drogën në Plymouth dhe e shisnin atë më pas në anën tjetër të qytetit.

Në sajë të një hetimi të kryer nga policia britanike të quajtur “Operacioni Madras” u bë e mundur kapja e drogës dhe një sasie të konsiderueshme parash.

Detektivët mundën t’i gjurmonin anëtarët e bandës përmes kontakteve të telefonave celularë dhe shenjave të gishtave të gjetura në paratë e fituara nga droga e shitur.

Ata përdorën kamera speciale në gjurmimin e targave të makinave të tyre dhe mundën të filmonin gjithçka.

Adam Garvey 49 vjeç, nga Torquay dhe 37-vjeçari David Hocking, shef i një salloni tatuazhesh në Plymouth ishin kokat e operacionit në Devon.

Garvey-t iu dha dënimi me burg për 4 vite e 4 muaj, ndërsa Hocking u dënua me 4 vite.

Ata ndërvepronin me bosat shqiptarë të bandës, Shkëlzen Hasanin, 29 vjeç dhe kunatin e tij Lavir Sakaj 31 vjeç në West Midlands.

Hasani u burgos me 4 vite e dy muaj ndërsa Sakaj me 4 vite e 6 muaj.

Sipas oficerëve, dëbimet e gjata me burg tregojnë se Devon-i dhe Cownwalli nuk kanë qenë destinacione mjaftueshëm të fshehta për shpërndarësit e drogës.

Scott Phillips, 41 vjeç, Lloyd Pomfrett, 26 vjeç, Jamie Ball, 27 vjeç dhe Paul Nesbitt, 44 vjeç, të gjithë kanë shërbyer si korrierë të drogës ose parave në Plymouth.

Phillips iu dha dënimi me burg për 2 vite e 6 muaj, Pomfrett për 1 vit e 10 muaj, Ball për 2 vite e 2 muaj dhe Nesbitt për 2 vite e 4 muaj.

Të 8 të akuzuarit u deklaruan fajtorë për shpërndarjen e drogës së klasit B gjatë shkurtit të vitit 2015 dhe janarit të vitit 2016.

Sakaj, Nesbitt, Phillips dhe Pomfrett gjithashtu pranuan akuza të tjera të veprave penale të kryera.

Policia është duke ndërmarrë veprime të tjera ligjore për të kapur pasuritë e fshehura të Hocking dhe Sakaj nën procedurat e kryerjes së Akteve Kriminale.

Garvey do paguajë  50 £ ndërsa Hasani  200 £ si shuma nominale që përfaqësojnë fitimet tyre të jashtëligjshme.

Sean Brunton, polici i cili arrestoi Edison Hoxhën, tha se Garvey dhe Hocking kishin kontaktuar fillimisht me Hasanin në West Midlands, e më pas Sakaj kishte përfunduar porosinë në Midlands.

Zyrtarët e policisë bënë arrestimin e Nesbitt më 26 qershor 2015 ndërkohë që udhëtonte drejt veriut me një makinë të tipit M5.

Atij iu gjetën  24.300 £ në një çantë shpine “Spiderman”. Shenjat e gishtave të disa prej anëtarëve të bandës u gjetën në disa nga kartëmonedhat e gjetura, së bashku me ato të përdoruesve të drogës në Plymouth.

Phillips ishte parë duke i kaluar një çantë sportive shpine Giannis Papas-it, një kushëri i Hasanit.

Policia më pas ndaloi Papas-in dhe pasi kontrolloi çantën gjeti 32.000 £. Papas arriti t’ia mbathte dhe që atëherë nuk është dëgjuar më për të.

Brunton tha se policia arrestoi shumicën e anëtarëve të bandës në fund të vitit 2015 dhe në fillim të 2016-ës. Hocking kishte jo më pak se 8 telefona celularë, një metodë kjo e përdorur shpesh nga trafikantët e drogës për të shmangur gjurmimin, ndërsa Garvey-t iu gjetën 9 të tillë.

Shqiptari Shkëlzen Hasani u ndalua në një aeroport në Romë gushtin e kaluar gjatë një urdhër arresti evropian, ndërkohë që u përpoq të gëlltiste një kartë telefoni.

Ai u ekstradua dhe u soll para drejtësisë.

Historia pas shpërndarjes së drogës

Lucy Davis tha për Hasanin se ai qëndronte jashtë vendit gjatë kohës që operacioni ishte duke u kryer dhe kishte kontakt të kufizuar me bashkëpunëtorët e tjerë.

Ajo shtoi se ai kishte një ortak dhe një vajzë në vendlindjen e tij në Shqipëri.

Davis tha se ai kishte pasaportë britanike, ishte arsimuar atje dhe dikur punonte si shofer kamioni.

Baz Bathia tha për Sakajn se ai kishte ardhur në Britani si një emigrant ilegal nga Shqipëria dhe kishte punuar që në moshën 14 vjeçare. Ai shtoi se shqiptari nuk ka qenë kurrë i dënuar më parë, ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.

Bathia tha se ai nuk kishte faj në kryerjen e operacionit, por kunati i tij ishte si që bënte lidhjen me bashkëpunëtorët në Plymouth.

Ai shtoi: “Sakaj ndikohej shumë nga Hasani gjatë gjithë kësaj periudhe 4-mujore. Ai u përfshi për arsye të ndryshme, ku përfshihet dhe besnikëria brenda familjes”.

 Banda:

1.Adam Garvey 49 vjeç, nga Torquay u dënua me 4 vite e 4 muaj burg

2.David Hocking 37 vjeç, nga North Prospect Road u dënua me 4 vite burg

3.Laver Sakaj 31 vjeç, nga Kingswinford, West Midlands, u dënua me 4 vite e 6 muaj burg

4.Shkëlqim Hasani 29 vjeç, nga Smethwick, West Midlands u dënua me 4 vite e 2 muaj burg

5.Scott Phillips 41 vjeç, nga Thames Gardens, Efford u dënua me 2 vite e 6 muaj burg

6.Lloyd Pomfrett 26 vjeç, nga Locks Walks, Devonport u dënua me 1 vit e 10 muaj burg

7.Jamie Ball 27 vjeç, nga Beaumont Road, St Judes u dënua me 2 vite e 2 muaj burg

8.Paul Nesbitt 44 vjeç, nga Honeyford Close, Derriford u dënua me 2 vite e 4 muaj burg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat