Presidenti shqiptar Nishani viziton Luginën e Preshevës

Lajme

Presidenti shqiptar Nishani viziton Luginën e Preshevës

Nga: Sevdail Hyseni Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 07:41
Bujar Nishani

Në një njoftim zyrtar të Kabinetit të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, bëhet e ditur, se më 7 mara, ai, do ta vizitoj Komunën e Bujanocit.

Kjo vizitë do të realizohet me iniciativë të Komunës së Bujanocit, ka deklaruar kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu.

Musliu ka thënë se Nishani do të vizitojë vetëm Bujanocin dhe asnjë qytet tjetër pasi ftesa iu është bërë nga Bujanoci.

“Kemi marrë konfirmimin nga zyra e presidentit Bujar Nishani dhe tani presim edhe lejen nga institucionet serbe që i kemi dërguar për këtë vizitë. Nuk është paraparë që Nishani të vizitoj Beogradin apo të takohet me ndonjë zyrtar shtetërorë, por vetëm me liderët shqiptarë” ka thënë Musliu.

Musliu ka thënë se pret nga institucionet serbe që të lejoj vizitën e presidentit shqiptar në Bujanoc dhe se kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti shqiptar nga viti 1948 kur Enver Hoxha kishte vizituar Beogradin.

“Për shqiptarët e luginës së Preshevës është shumë e rëndësishme vizita e presidentit të Shqipërisë. Kjo është një mbështetje morale dhe në çdo aspekt tjetër dhe ligji parashikon që pakicat kombëtare ti vizitoj presidenti i shteti amë” ka thënë Musliu.

Sipas tij, liderët shqiptar nga Lugina e Preshevës do të bisedojnë për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në jetën e përditshme.

“Kjo vizitë është shumë e rëndësishme dhe do të thotë se ka ardhur koha kur problemet e shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës të vinë në plan të parë edhe për Shqipërinë. Për to të dihet edhe më shumë” ka thënë ai.

Vlen të theksohet se Luginën e Preshevës e ka vizituar kryeministri shqiptar Edi Rama në nëntor të vitit 2014 dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, në mars të vitit 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat