“Lista Serbe s’ka ndryshuar qëndrim për ushtrinë e Kosovës”

Lajme

“Lista Serbe s’ka ndryshuar qëndrim për ushtrinë e Kosovës”

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:50
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë në një intervistë për median serbe se pozicioni i Listës Serbe është i pandryshueshëm kur bëhet fjalë për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri.

Ai po ashtu ka thënë se formimi eventual i ushtrisë së Kosovës pa aminin e Listës Serbe është i paligjshëm.

Stojanoviq ka folur edhe për dialogun në Bruksel për të cilin tha se është i domosdoshëm për stabilitetin në rajon.

I pyetur për zgjedhjet presidenciale në Serbi, Stojanoviq siguroi se serbët e Kosovës kanë besim të plotë në Aleksandar Vuçiqin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat