Varrosen prindërit dhe i biri pas aksidentit të Kaçanikut, ia falin gjakun familjes Çupi

Lajme

Varrosen prindërit dhe i biri pas aksidentit të Kaçanikut, ia falin gjakun familjes Çupi

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 17:49
Ceremonia e varrimit

Në fshatin Prelez i Jerlive janë varrosur tre viktimat e aksidentit që ndodhi të shtunën në Kaçanik, mes një veture dhe kampioni.

Në praninë familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit, dy prindërve dhe të birit të familjes Idrizi që humbën jetën në këtë fatkeqësi.

Në ceremoninë e varrimit sipas zakonit është bërë falja e gjakut, familjes, Çupi, anëtari i së cilës e kishte shkaktuar aksidentin.

Ky akt, është vlerësuar nga hoxhallarët dhe qytetarët që morën pjesë në këtë varrim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat