Hapet ekspozita “Ushqimi dhe Korrupsioni”

Lajme

Hapet ekspozita “Ushqimi dhe Korrupsioni”

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 19:47
Ekspozita “Ushqimi dhe Korrupsioni”

Në ekspozitën “Data Cuisine”, e organizuar sot nga projekti anti-korrupsion i UNDP-së, anë prezantuar 8 lloje ushqimeve të përgatitura. E veçanta e këtyre ushqimeve është se gjitha janë përgatitur nga receta që kanë përdorur shënimet dhe statistikat mbi korrupsionin në vend.

Zyrtari i projektit për Anti-Korrupsion në UNDP-i, Vigan Hoxha tha se poenta e kësaj ekspozite ka qenë se si t’i jetësojnë nëpërmjet ushqimit shënimet që i shohim dhe i lexojmë çdo ditë për korrupsionin.

 Hoxha: Ta jetësojmë  korrupsionin nëpërmjet ushqimit

“Si vazhdimësi e aktiviteteve tona me e luftuar korrupsionin dhe me mujt me e rrit vetëdijen e korrupsionit, e kemi gjetur një mënyre ndoshta jo të zakonshme me e paraqit korrupsionin, apo atë çka na brengos neve. Vitin e kaluar në dhjetor e kemi pasur “Game Over Corruption” një garë për me ndërtuar aplikacione mobile, këtë here e kemi kuzhinën kundër korrupsionit. Poenta ka qenë qysh me mujt me shënimet që i kemi për korrupsion, të cilat çdo ditë i shohim edhe i lexojmë, me mujtë me i gjallëruar me i jetësuar nëpërmjet  ushqimit, që këto shifra me qenë të shijshme”, tha Hoxha.

Ekspozita “Ushqimi dhe Korrupsioni”, do të jetë e hapur për dy ditë, ndërsa ky lloj i shprehjes së protestës kundër korrupsionit, është organizuar edhe në Helsinki, Boston, Barcelona, Bazel, Berlin, Leeuwarden, dhe Gembloux.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat