Moment tronditës: Kur zënka për një telefon përfundon me vrasje (+18)

Lajme

Moment tronditës: Kur zënka për një telefon përfundon me vrasje (+18)

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 16:09
Pamje nga video

Një djalë akuzohet për vrasje, pasi dyshohet se është përfshirë në një luftë fatale me armë rreth një telefoni, pamje që janë kapur nga kamerat e sigurisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, De’Andre Malik Thomas, 20, u dorëzua në polici të premten pasdite në lidhje me të shtënat e ndodhura të enjten, të cilat ishin vdekjeprurëse për Kareem Mano, 25.

Mano, i cili ishte bërë së fundmi baba, u qëllua disa herë nga Thomas, afër një shitore pemësh në Bloomfield, SHBA.

Thuhet se ai vdiq në vendin e ngjarjes nga të shtënat e armës në gjoks.

E dashura thuhet se i tha policisë se telefoni ishte i bllokuar dhe nuk mund të përdorej, kështu që motra e saj i kishte kërkuar t’ia kthente paratë.

Policia ka thënë se Thomas dhe Mano u pajtuan të takoheshin në një parking, për të diskutuar rreth çështjes, ku edhe kishte ndodhur vrasja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat