Kapet banda super profesionale e grabitjeve të valixheve në aeroportet gjermane, ja si funksiononte grupi shqiptar prej 60 vetave

Lajme

Kapet banda super profesionale e grabitjeve të valixheve në aeroportet gjermane, ja si funksiononte grupi shqiptar prej 60 vetave

Nga: Fitim Dika Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 18:17
Banda shqiptare ne aeroport

Ky grup qëndronte në aeroportin e Hamburgut (Helmut Schmidt) dhe grabisnin valixhet e pasagjerëve. Dëmi i shkaktuar prej tyre llogaritet në 200.000 euro shkruan “Bild”. Shefi i policisë Ralf Kunz thotë:

“Më së shumti ata kërkonin kuletat nëpër valixhe, ndërsa grabitësit veprat i kishin kryer të enjten dhe të dielën. Arsyet mbesin të paqarta.”

Fakt është: Policia ka shpartalluar mafian e grabitjeve të valixheve. “Dy grabitësit që i arrestuam punonin mjaft profesionalisht.”

Kunz e quajti grupin profesional, për shkak se arrinin ti fshehin gjurmët dhe duket se kishin punuar një kohë të gjatë në këtë “biznes”. Banda llogaritet deri në 60 persona në gjithë Gjermaninë. “Grabitjet e tyre kryesisht janë fokusuar në Hamburg por ka raste edhe në Düsseldorf, Frankfurt dhe München si dhe jashtë shtetit".

Image

Itinerari dhe organizimi i grupit

Grupi prej 60 veta punonte kryesisht në këtë formë:

Grabitësi i parë skanonte rrethin nga policitë.

Grabitësi i dytë vlente si “bllokues”. Kjo tregon se ai ndodhej mes grabitësit dhe viktimës, për t’ia mundësuar arratisjen, në rast se vërehej nga viktima.

Grabitësi 3 ndalon viktimën dhe e pyet për rrugën, e hedh kafen në pantallona ose gjuan paratë.

Image

Grabitës 4 sheh momentin delikat për të intervenuar.

Por profesionalizmi i tyre ka dështuar me rastin e dy shqiptarëve nga Kosova (58, 60), që sëpari u panë nga viktima dhe më pas u gjetën nga policia. Dyshja shqiptare u arrestuan përpara pesë ditëve dhe dyshohet se mes valixheve të grabitura është edhe e futbollistit Dennis Aogo (dikur HSV, tani Schalke) në aeroportin e Düsseldorfer.

Image

Momente kritike të shfrytëzuara nga grabitësit kanë qenë intervalet e përshëndetjeve përfundimtare mes të afërmve. Gazetat gjermane bëjnë thirrje që të kenë kujdes pasagjerët nga rastet e tilla dhe të mos largojnë sytë prej valixheve, qoftë edhe nëse pyeten nga ndokush./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat