Policia serbe arreston dy shqiptarë nga Presheva

Lajme

Policia serbe arreston dy shqiptarë nga Presheva

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 22:44
Të arrestuarit

Policia serbe sot ne Nish ka arrestuar dy qytetarë nga Presheva F.F. (35) dhe A. A (24) për shkak se ata janë përpjekur të transferonin dhe të shesnin rreth 900 gramë marihuanë.

Sipas Departamentit të Policisë Nish, i akuzuari F.F. u kapë pasi kaloi kabinën e pagesave pranë Doljevacit, kur ai u ndalua nga policia, të cilët ka provuar të hedhin nga vetura pakon plot me marihuanë.

I dyshuari AA tjetër është akuzuar se ka angazhuar argat F.F. per ta transportuar drogën.

Ata janë mbajtur në paraburgim deri në 48 orë , të ngarkuar  me akuza penale, me urdhër të  Prokurorisë së Lartë Publike në Nish. Ata do të përgjigjen për veprën penale të prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të lëndëve narkotike, njofton "Presheva jonë"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat