Shtetasi i Kosovës akuzohet për vrasjen e ish gruas së tij në Irlandë

Lajme

Shtetasi i Kosovës akuzohet për vrasjen e ish gruas së tij në Irlandë

Më: 1 mars 2017 Në ora: 20:03
Vesel Jahiri

Një qytetar nga Kosova që jeton në Irlandë, Vesel Jahiri, është duke u akuzuar për vrasjen e ish-gruas së tij, me të cilën ka dy fëmijë.

Jahiri, 35 vjeçar, dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen Anna Finnegan, 25 vjeçare, në shtator të vitit 2012 pasi e ka therur me thikë, njofton The Irish Times.

Ai ka lindur në Kosovë ndërsa jeton në Irlandë që nga viti 1999, ku edhe punon si mekanik. Mbrojtja e tij ka thënë se Jahiri dhe Finangan kanë pasur një marrëdhënie të gjatë deri kur janë ndarë në vitin 2012 për shkak të problemeve në lidhje.

Jahiri ka thënë se ndihet i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat