Qeni i policisë zvicerane kap hajdutin shqiptar, lëndohet i dyshuari

Lajme

Qeni i policisë zvicerane kap hajdutin shqiptar, lëndohet i dyshuari

Nga: Bota sot Më: 2 mars 2017 Në ora: 14:20
Falë njërit prej qenve u kap hajduti i dyshuar, ku sipas policisë, mbeti i lënduar

Të mërkurën në mbrëmje policia e Luzernit në Ebikon ka arrestuar një person nën dyshime të forta për grabitje, shkruan zentralplus.ch. Bëhet fjalë për një 27 vjeçar nga Shqipëria.

Policia mori thirrje rreth orës 21.00 të ditës së mërkurë, që një person pas grabitjes kishte dalë me këmbë nga shtëpia. Policia krahas shtimit të kontrolleve aktivizoi edhe dy qen për lokalizimin e tij. Falë njërit prej qenve u kap hajduti i dyshuar, ku sipas policisë, mbeti i lënduar.

Prokuroria e Emmen ka nisur hetimet dhe shqyrtohet për akuzën penale ndaj 27 vjeçarit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat