“Jam rritur në komunizëm, ndaj e di vlerën e lirisë”

Lajme

“Jam rritur në komunizëm, ndaj e di vlerën e lirisë”

Më: 10 mars 2017 Në ora: 07:54
Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump

Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, bëri një dalje të rrallë në Shtëpinë e Bardhë, teksa mbajti një fjalim në një drekë zyrtare për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Si një emigrante, por edhe sepse jam rritur në një shoqëri komuniste, i di shumë mirë vlerat dhe rëndësinë e lirisë dhe mundësive të barabarta”, tha Zonja e Parë.

“Këto ide kanë themeluar këtë vend të madh dhe ne vazhdojmë të luftojmë për to përgjatë historisë”.

Pak më zonë, presidenti Trump dhe zëvendësi Pence kaluan dhe përshëndetën gratë e pranishme.

Në fjalimin e saj, Melania Trump tha se gratë në mbarë botën vazhdojnë të vuajnë dhunën e persekutimin.

“Vazhdoj të besoj thellësisht se arsimimi është mënyra më e fuqishme për të promovuar dhe siguruar të drejtat e grave,” tha ajo.

Zonja e Parë kishte veshur një fustan ‘Ralph Lauren’ të zi.

Melania Trump ka lindur në Slloveni më 26 prill të vitit 1970.

Në atë kohë Sllovenia ishte pjesë e Jugosllavisë.

Melanija Knavs ka qenë modele.

Ajo është Zonja e Parë e dytë në historinë e SHBA që ka lindur jashtë vendit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat