Nëna e poston në Facebook foton e djalit që e pësoi nga sulmi në Dusseldof

Lajme

Nëna e poston në Facebook foton e djalit që e pësoi nga sulmi në Dusseldof

Më: 10 mars 2017 Në ora: 13:52
Foto nga vendi ku ndodhi sulmi në Dusseldof të Gjermanisë

Gjendja shëndetësore e njërit prej viktimave të sulmit të së enjtes në Dusseldof të Gjermanisë të cilin e kreu një shqiptar nga Kosova, është e rëndë.

Kështu të paktën njofton nëna e njërit prej të lënduarve përmes rrjetit social Facebook.

“Ky është djali im Domenico i shtrirë në kujdesin intensiv në spital universitar ... sulm në Dusseldor në një stacion hekurudhor qendror. E goditën atë në kokë nga prapa me një sëpatë. Ai kishte një operacion të gjatë. Mediat po hedhin gjithçka poshtë. Ndjehuni të lirë për të ndarë këtë, kjo është keq dhe e pakuptueshme”, ka shkruar Claudia Letizia që thotë se është nëna e djalit që u sulmua.

Kujtojmë se dorasi është arrestuar dhe i njëjti thuhet se ka probleme psiqike. Ai e ka pranuar para policisë se sulmin e kreu vetë. Ai la të lënduar 9 persona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat