Sensacioni i rrjeteve sociale, profesori flet për prapaskenat e intervistës në BBC

Lajme

Sensacioni i rrjeteve sociale, profesori flet për prapaskenat e intervistës në BBC

Më: 15 mars 2017 Në ora: 09:11
Prof Robert Kelly me familje

Para pak ditësh ai u bë sensacion i rrjeteve sociale.

Kjo ndodhi pasi ai po jepte një intervistë të drejtpërdrejtë për BBC-në nga Koreja e Jugut, por pavarësisht seriozitetit të situatës dhe çështjes për të cilën po fliste, me shumë vështirësi arriti ta përfundonte atë.

Gjithçka ndodhi papritur kur fëmijët e tij i hynë në dhomën e punës. Videoja morri hovin menjëherë në mediat sociale.

Profesori Robert Kelly është rikthyer sërish në ekranin e BBC-së, por tash së bashku me familjen tij.

Ai ka treguar se fillimisht ishte shqetësuar, por pasi kanë shikuar videon edhe ata kanë qeshur me të sikurse miliona njerëz në botë.

Profesori madje tregoi se ai ishte i veshur me pantollona dhe jo ndryshe siç ishte shkruar në media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat