Skandaloze: Zyrtari i Qeverisë së Serbisë me automjet zyrtar të Kosovës

Lajme

Skandaloze: Zyrtari i Qeverisë së Serbisë me automjet zyrtar të Kosovës

Më: 15 mars 2017 Në ora: 11:04
Zëvendësdrejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë Lubomir Mariq

Zëvendësdrejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë Lubomir Mariq, është parë sot në mëngjes rreth orës 8:00 në Leposaviq, duke udhëtuar me automjetin zyrtar të Republikës së Kosovës ‘Passat’ me targa 02Z, bëjnë të ditur burime të sigurta të kp.

Sipas këtyre burimeve, ky automjet i Qeverisë së Kosovës i është dhënë në shfrytëzim komunës së Zubin Potokut, përkatësisht kryetarit të kësaj komune, Stevan Vulloviq.

 Burimet më tej kanë shtuar se Mariq së bashku me vozitësin e tij ka qenë duke udhëtuar në drejtim të kufirit të Jarinjes për të kaluar më pastaj në Serbi, për të marr pjesë në  takimin mes drejtorit të zyrës për Kosovën Marko Gjuriq dhe kryetarëve serbë të komunave të Kosovës, që do të mbahet sot në ora 12:00 në Beograd.

 “Derisa kryetari i veriut të Mitrovicës Goran Rakiq, nuk është lejuar sot në mëngjes të kalojë kufirin e Jarinjes për në Serbi me automjetin e tij zyrtar “Toyota Land Cruiser” me targa 02Z për shkak të dokumentacionit të parregullt të automjetit dhe është detyruar të vazhdojë me një automjet tjetër, nuk dihet nëse Mariq ka kaluar kufirin me automjetin zyrtar ose jo”, kanë thënë burimet.

 Mariq është emëruar dje në pozitën e zëvendësdrejtorit të së ashtuquajturës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila udhëhiqet nga Marko Gjuriq. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat