Me këto ndryshime, Islanda bëhet shteti i ëndrrave për çdo femër shqiptare

Lajme

Me këto ndryshime, Islanda bëhet shteti i ëndrrave për çdo femër shqiptare

Më: 15 mars 2017 Në ora: 17:37
Islandë

Aktivistet e të drejtave të femrave llogaritën se çdo ditë gratë punojnë falas pas orës 14:38, për shkak të diferencës së madhe që ekziston me të ardhurat e meshkujve.
 
Për këtë arsye në tetor të 2016-s, qindra femra në Islandë në mënyrë simbolike lanë punën në orën 14:38 dhe demonstruan jashtë parlamentit të shtetit për të protestuar për pagat e pabarabarta.
 
Dhe zëri i protestueseve u dëgjua: qeveria e Islandës vendosi se ishte momenti i duhur për të bërë diçka për këtë çështje dhe për të prezantuar një ligj të ri.
 
Sipas legjislacionit të ri, çdo kompani me 25 apo më shumë punonjës, është i detyruara që të nxjerrë një certifikatë që dëshmon se janë të gatshëm të paguajnë në mënyrë të barabartë, në mënyrë që të zhdukin hendekun gjinor deri në vitin 2022.
 
“Të drejtat e barabarta janë të drejtat e njeriut. Ne duhet të sigurohemi që burrat dhe gratë të gëzojnë mundësi të barabarta në vendin e punës”, tha ministri i “Barazisë dhe i Punëve Sociale”, Thorsteinn Viglundsson.
 
Në këtë mënyrë Islanda bëhet vendi i parë në botë që përqafon këtë ndryshim dhe shpresojmë që shumë vende të tjera ta ndjekin, bashkë më Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat