Serbët e dehur ankohen se u rrahën nga dikush që fliste shqip

Lajme

Serbët e dehur ankohen se u rrahën nga dikush që fliste shqip

Më: 18 mars 2017 Në ora: 22:21
ilustrim

Dy serbë janë ankuar pranë Policisë së Kosovës se janë rrahur në katër persona, për të cilët dyshojnë se janë shqiptarë.

Serbët dyshimet i bazojnë në faktin se i kanë dëgjuar sulmuesit duke folur shqip.

Ngjarja ka ndodhur tek Tregu, fare pranë Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Dy të sulmuarit, që kanë lëndime në kokë, kanë qenë në gjendje të dehur kur e kanë depozituar aneksen e tyre.

Gjithsesi, deri më tani ende nuk ka pasur asnjë të arrestuar – ndryshe nga siç është raportuar në disa media.

Policia ende nuk ka daluar me njoftim zyrtarë rreth këtij rasti.

Klan Kosova ka kontaktuat me zëdhënësin e Policisë së Mitrovicë Jugore, Avni Zahiti, por ai ka deklaruar se s’ka informata për këtë rast.

Njëjtë, edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka pohuar për Klanin, se nuk posedon ndonjë informacion rreth këtij rasti.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat