Sot dita e parë e pranverës

Lajme

Sot dita e parë e pranverës

Më: 21 mars 2017 Në ora: 07:23
Ilustrim

Sot është dita e parë e njërës nga stinët më të bukura, e pranverës, me të cilën vinë ditët e ngrohta.

21 marsi është dita e parë e stinës së pranverës, e cila sipas kalendarit gregorian fillon në ora 5:30 të mëngjesit.

Në kohën e caktuar qendra e diellit do të jetë saktë në prerjen e ekliptikës dhe ekuadorit qiellor. Kjo praktikisht do të thotë se në atë moment dielli nga hemisfera jugore qiellore, do të kalojë në hemisferën veriore qiellore. Dita e parë e pranverës njohët si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, ku nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kalojnë 12 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat