Burri bën selfie në vendin e sulmit në Londër

Lajme

Burri bën selfie në vendin e sulmit në Londër

Më: 22 mars 2017 Në ora: 20:13
Pamje nga video

Videoja ku shfaqet një burrë teksa bën foto dhe selfie në vendin ku ndodhi sulmi terrorist në Londër po bën xhiron e rrjetit.

Gjatë një transmetimi live në Sky News, shihet një burrë në mesin e shumë të tjerëve që po fotografonin skenën e krimit. Por, ndryshe nga të tjerët, burri i veshur me të zeza, kthehet edhe me shpinë nga vendi i ngjarjes e shkrep edhe selfie.

Sipas Sky News dy persona vdiqën nga sulmi me makinë në zonën këmbësore në Urën Ëestminster, afër parlamentit britanik në qendër të Londrës.

Shumë të tjerë, përfshirë edhe një polic që u ther me thikë brenda perimetrit të parlamentit, janë të plagosur.

Të gjithë bëjnë selfie në ditët e sotme, por burri duket se ka gjetur kohën më të papërshtatshme për “vetëshkrepje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat