Vuçiq tregon se çfarë i tha Trump për Kosovën

Lajme

Vuçiq tregon se çfarë i tha Trump për Kosovën

Më: 29 mars 2017 Në ora: 22:09
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump në letrën dërguar kryeministrit Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar përpjekjet e Serbisë për t’i normalizuar tërësisht marrëdhëniet me Kosovën.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka marrë një letër nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, në të cilën ai e ka falënderuar për urimet e dërguara me rastin e marrjes së detyrës së presidentit të SHBA-së.

"Vlerat që i ndajmë vërehen qartë në marrëdhëniet tona bilaterale, përfshirë edhe qëllimin e Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Kjo do të ndihmojë në garancinë e një të ardhmeje më të sigurt e më me prosperitet për vendin tuaj dhe për Ballkanin Perëndimor”, citon media serbe kumtesën qeveritare serbe rreth kësaj letre.

"Përpjekjet e Serbisë që t’i normalizojë tërësisht marrëdhëniet me Kosovën, po ashtu janë dëshmi për synimin e përbashkët se me paqe mund të tejkalohen, madje, edhe sfidat më të vështira”, theksohet ndër të tjera në këtë letër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat