Kjo gjyshe përjetoi tmerrin, i vranë dy nipat para syve të saj (+16)

Lajme

Kjo gjyshe përjetoi tmerrin, i vranë dy nipat para syve të saj (+16)

Më: 31 mars 2017 Në ora: 16:07
Gjyshja e nipave të vrarë

Një nënë ka përjetuar tmerrin gjatë ditës së enjte në Chicago, pasi që ka parë me sytë e saj momentin kur nga të shtënat me armë janë vrarë dy djemtë e saj dhe tre të tjerë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të cilën policia e ka përshkruar si hakmarrje të grupeve, të shtëna këto të ndodhura në një restorant ku ajo punonte.

Bëhet e ditur se ka qenë një person i armatosur i cili ka hapur zjarr i vetëm, pak para orës 16:00 sipas kohës lokale, në një restorant në afërsi të South Shore, duke vrarë Dillon dhe Raheem Jackson të cilët u gjetën jashtë vendit të krimit, në momentin që policia kishte ardhur në vendin e ngjarjes.

“Unë nuk mund të vazhdojë më, jeta ime ka marrë fund. Unë kam për… ta vrarë veten”, ka thënë nëna e tyre, duke qarë.

“Unë isha duke qëndruar këtu në dritare, ata i vranë para syve të mi”.

Dy burra të tjerë u gjetën të vdekur brenda në restorant, kanë thënë nga Departamenti i Policisë së Chicago, për mediat e huaja.

Deri më tani thuhet se nuk ka ndonjë të arrestuar.

Burrat ishin në mesin e nëntë njerëzve të vrarë në anën jugore të qytetit të enjten, duke përfshirë një grua shtatzënë e cila u gjet e vdekur pasdite në banesën e saj rreth një milje nga restoranti.

Gjithsesi këto vrasje thuhet se nuk kanë asgjë të bëjnë me vrasjet në restorant. 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat