Ish-Shefi i SHIK’ut: UÇK ka blerë armë në Kroaci, Slloveni, Serbi

Lajme

Ish-Shefi i SHIK’ut: UÇK ka blerë armë në Kroaci, Slloveni, Serbi

Më: 3 prill 2017 Në ora: 11:14
ilustrim

Ish-kreu i SHIK-ut shqiptar, Fatos Klosi ka rrëfyer për emisionin "Zona Express" detaje interesante nga lufta e Kosovës. 

Kur bëhet fjalë për armatimet, Klosi e pranon që UCK-ja është furnizuar me armë nga Bosnja, Serbia e Kroacia. 

Ai shton se edhe Shqipëria ka kontribuar, por zyrtarisht një gjë e tillë nuk është vërtetuar.

Deklaratën e Klosit për armët, mundë të ndiqni videon e mëposhtme nga minuta 42:55.


"Armët kanë qenë të ardhura nga Bosnja, Sllovenia, por u blenë edhe në Shqipëri, por kjo zyrtarisht nuk është vërtetuar asnjëherë. Dua të them se armatimi kryesor u ble nëpër Europë", tha Klosi.

Sipas tij, UCK-ja është detyruar të blejë armë edhe nga Serbia. "Pati një periudhë kur ne e bllokuam furnizimin, në kohën kur Majko ishte kryeministër u detyruan të korruptojnë njerëz me para dhe gjetën njerëz edhe në Serbi, sidomos në kufizon me Bosnjën", tha ai më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat