I mbijetuari i sulmit kimik në Siri: Do ta quaj djalin tim Donald

Lajme

I mbijetuari i sulmit kimik në Siri: Do ta quaj djalin tim Donald

Më: 7 prill 2017 Në ora: 12:42
Presidenti amerikan, Donald Trump

Sirianët kanë pasur reagime të ndryshme ndaj sulmit amerikan mbi bazën e armëve kimike, që vranë 80 civilë sirianë të martën, por shumica e shohin si fundin e mosndëshkimit të Presidentit Bashar al Assad.

“Assad i bëri llogaritë gabim këtë herë”, ka thënë një punëtor i ndihmave humanitare nga qyteti jugor turk i Gaziantep – Përgjigja e SHBA-së në këtë moment ka qenë një shuplakë që mund të ndryshojë cdo gjë në Siri.

 Qusai Zakaria, një aktivist që u plagos në sulmin e armëve kimike në Moadamiya, tha për “The Telegraph” se Presidenti amerikan ishte heroi i tij.

 “Në qoftë se do bëhem ndonjëherë me djalë,  do t’ia vë emrin Donald. Ky njeri është një hero. Ai po që është burrë!’, u shpreh ai i vendosur.

 “Ky sulm do t’u japë njerëzve shpresë. E gjitha kjo ka të  bëjë me shpresën –  vijoi Zakkaria- Kjo është një epokë e re që tregon se Amerika do të bëjë vërtetë diçka . Ashtu si thotë Donald Trump: Kjo është e madhe.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat