Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin, ka bërë një deklaratë të ashpër drejtuar kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Në deklaratën e tij ai e ka quajtur Haradinajn terrorist.
“Jo të gjithë shqiptarët janë terroristë, por Ramush Haradinaj është”, ka thënë ai.
Ky deklarim i Vulin vjen pas reagimit të djeshëm të Ambasadorit Amerikan në Prishtinë Greg Delawie ndaj deklaratës së deputetit Daut Haradinaj.