Vulin: Tahiri nuk pyetet për dialogun e Brukselit

Lajme

Vulin: Tahiri nuk pyetet për dialogun e Brukselit

Më: 12 prill 2017 Në ora: 17:22
Aleksandar Vulin

Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, tha sot se Edita Tahiri nuk pyetet asgjë në lidhje me dialogun në Bruksel dhe se zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit nuk mund të lidhet me rezultatin në rastin kundër Ramush Haradinajt.

“Edita Tahiri për dialogun e Brukselit nuk pyetet asgjë, mund të them lirisht për fat të mirë”, i ka thënë Vulin mediave serbe, si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së saj se dialogu me Beogradin do të vazhdojë, pasi Ramush Haradinaj të lirohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat