Rasti i Murat Jasharit, reagon edhe Zvicra

Lajme

Rasti i Murat Jasharit, reagon edhe Zvicra

Më: 20 prill 2017 Në ora: 14:35
Murat Jashari dhe avokati Azem Vllasi

Tentim-vrasja ndaj avokatit Azem Vllasi nga Murat Jashari  që ka ndodhur më 13 mars të këtij viti në Prishtinë si ngjarje  tashmë i ka kaluar kufijtë e saj.

   “Presheva jonë” ka mësuar nga Berna zyrtare se dosja e  Murat Jasharit është duke u trajtuar tashmë edhe nga autoritet zvicerane, në të cilët Prishtina zyrtare ka kërkuar ndihmë përmes një letre tri ditë pas ngjarjes.

Media ka mësuar nga autoritetet zvicerane se Zyra Federale e Drejtësisë më 16 mars 2017 ka marrë një letër nga Prishtina në të cilën kërkohet ndihmë në lidhje me personin Murat Jashari, dhe se Zyra e Ministrisë Publike e Konfederatës është duke u marrë me rastin në fjalë.

 Do theksohet se Jashari ka jetuar me vite të tëra në Zvicër si anëtar i LPK-së dikur shok me Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Kadri Veselin dhe anëtarë tjerë të kësaj lëvizje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat