Pas debatit televiziv të Baton Haxhiut me Lufti Hazirin, ka reaguar ashpër aktori i njohur Çun Lajçi.
Ky i fundit, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka hedhur akuza mbi Haxhiun që sipas tij, më shumë e don liberalizimin e vizave se sa atdheun.
Lajçi ka treguar se e ka njohur mirë babain e Haxhiut, të cilin pa hezitim e ka quajtur qen.
“Baton Haxhiu, ta kam njoftë mirë babën Fazli Qelin (kështu e thërrisnim neve) dhe pavarësisht mendimeve shumë negative e kontradiktore të njerëzve për Ty e ate, po të them se sikur të ishte gjallë, edhe Ai sonte pas debatit me Lutfi Hazirin kishte me të thanë: “mos rrej bre qen (se kështu thoshte ai) se nuk janë parlamentarët që s’po duen me votue Demarkacionin, por asht populli që s’po don Viza në këmbim të Territorit”. Ti sonte tregove se ma shumë e don Liberalizimin e Vizave se Atdheun. Nuk thotë populli kot: As rrena s’krijohet pa pas pak të vërtetë. Prandaj paskan të drejt Ata që flasin “mirë” për Ty”, ka shkruar ai.
Por, duket se aktori i njohur nga Dukagjini, ia ka huqur paksa me krahasimin e tij bashkëpunëtorin e ngushtë të UDB-së, mikut të ngushtë të Jovica Stanishiqit.
Me krahasimin e tij, Lajçi ka ofenduar rëndë edhe kafshën e quajtur qen, e cila njihet për besnikëri ndaj njeriut.
Ndërsa, spiuni i UDB-së serbe Baton Fazli Haxhiu, që spiunoi me vetëdije të plotë shqiptarët te UDB-ja, për tu vrarë, nuk meriton as një krahasim të tillë.