Ben Blushi hedh poshtë lajmin e rremë për ofendimin e Arbana Xharrës

Lajme

Ben Blushi hedh poshtë lajmin e rremë për ofendimin e Arbana Xharrës

Nga: P.R Më: 9 maj 2017 Në ora: 16:59
Kreu i LIBRA-s në Shqipëri, Ben Blushi

(E plotësuar) - Sot është bërë një publikim nga llogaria me emrin e Ben Blushit në Twitter ku thuhej se politikani i njohur nga Shqipëria ka ofenduar rëndë Arbana Xharrën pas aderimit të saj në PDK.

Duket se mediat shqiptare kanë rënë pre e “fake news” (lajmeve të rrejshme), pasi ky lajm nuk ka qenë i vërtetë.

Në një prononcim Ben Blushi e ka përgënjeshtruar këtë lajm:

“Sapo mësova për gjoja një status timin kundër miqve të mi të nderuar, Arbana Xharrës dhe Kadri Veselit”.

“Dua të sqaroj publikisht se unë nuk kam asnjë llogari në Twitter dhe kushdo ka bërë këtë shënim nuk është Ben Blushi, por një mashtrues i panjohur dhe i pabesë”.

Politikani shqiptar ofendon rëndë Arbana Xharrën: Ku... në prehrin e Kadri Veselit

Ish deputeti i Partisë Socialistë të Shqipërisë, tash Kreu i LIBRA-s në Shqipëri, Ben Blushi, përmes një postimi në llogarinë e tij në twitter ka ofenduar gazetaren Arbana Xharra pas aderimit në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Arbana Xharra modeli i gazetares kurvë në prehërin e Kadri Veselit”, ka shkruar Ben Blushi në llogarinë e tij në Twitter.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat