Zyrtari i OFAS nga Berna lajm të keq për shqiptarët e Kosovës për pensionet e Zvicrës

Lajme

Zyrtari i OFAS nga Berna lajm të keq për shqiptarët e Kosovës për pensionet e Zvicrës

Më: 9 maj 2017 Në ora: 20:53
Harald Sohns

“Pas elaborimit e këtyre bisedimeve fjalën e fundit do ta japin dy dhomat e parlamentet, ai zviceran dhe me sa duket edhe ai i Kosovës,  duke miratuar konventën. Dhe kjo marrëveshje nuk mund te hyje ne fuqi para dy-tri vitesh. Unë nuk di datën e saktë, por mund t’ju  them se kjo marrëveshje për pensionet për Kosovën nuk mund të ndodhë brenda këtij viti…” ka deklaruar sot për “Presheva Jonë” në Zvicër z.Harald Sohns shef për komunikim në OFAS në Bernë.

Zvicra do të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e pleqërisë dhe ato të invaliditetit shqiptarëve të Kosovës që kthehen të jetojnë në Kosovë deri atëherë sa t’mos arrihet një marrëveshje . Që nga mbledhja e 16 nëntor 2016 në Bernë Këshilli Federal i ka dhënë  dritën jeshile Departamenti Federal i Punëve të Brendshme për fillimin e negociatave me Kosovën për të përmbyllur një marrëveshje të sigurisë sociale viteve te ardhshme.

Harald Sohns shef për komunikim në OFAS në Bernë sot ka deklaruar në Zvicër se “një marrëveshje e tillë do të lejojë qytetarët e Kosovës për të prekur pensionet e pleqërisë dhe të aftësisë së kufizuar pensione të reja jashtë vendit. Por për të arritur ketë nevojiten bisedime dhe kohë të cilat negociata kishin nisur kah mesi i janari të këtij viti”

Sipas zyrtarit te OFAS ne Bernë z.Sohns “do përkujtuar se pas këtyre negociatave të cilët do të jenë të gjata, autoritetet helvetike padyshim kane vënë edhe kushte Prishtinës zyrtare, sepse siç e dini, ne kemi pasur një përvojë të hidhur në terren, kur dihen arsyet pse Zvicra tërhoqi këto pensione. Prandaj në muajin nëntor të vitit të kaluar Berna i dha një shansë Prishtinës për të negociuar për zgjidhjen e problemit të pensionistëve nga Kosova.  Veç kësaj, dhënia e pensioneve për shqiotarët e Kosovës nuk mund të jepen pa përfunduar këto bisedime për të cilat nevojitet kohë. Pas bisedimeve do të arrihet një marrëveshje mes palëve, konventë siç kemi vepruar me gjitha vendet e botës. Pas elaborimit e këtyre bisedimeve fjalën e fundit do ta japin dy dhomat e parlamenti zviceran dhe me sa duket edhe ai i Kosovës,  duke miratuar konventën*

I pyetur se kur pritet që të arrihet kjo marrëveshje mes Bernës dhe Prishurës, zyrtari i OFAS u përgjigj “Unë nuk di datën e saktë, por mund t’ju  them se kjo marrëveshje për pensionet për Kosovën nuk mund të ndodhë këtë vit. Megjithatë për t’u arritur kjo konvente,  varet nga kohëzgjatja e negociatave mes dy delegacioneve nga Berna dhe atij nga Prishtina. Pra siç po e shihni nevojitet punë, bisedime dhe kohë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat