Muhamet Mustafa i reagon Ivanoviqit për statusin e Kosovës: Jetoni në iluzione

Lajme

Muhamet Mustafa i reagon Ivanoviqit për statusin e Kosovës: Jetoni në iluzione

Më: 14 maj 2017 Në ora: 21:14
Muhamet Mustafa

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa i ka reaguar Oliver Ivanoviqit i cili gjatë ditës kishte thënë se duhet të diskutohet për statusin e Kosovës.

Në facebook, Mustafa i ka thënë Ivanoviq që të vazhdojë të jetojë me iluzione dhe ëndrra.

“Jeton, jetoni ne iluzione dhe endrra, perkundne veten ne halmuca”, ka thënë Mustafa.

“Te njoh mire Oliver, e di qe e din, qe kjo e vertet eshte nje ender e juaj shekullore qe doli makth. Po nejse paske hyre ne liste”, thuhet në statusin e tij në facebook.

Në një intervistë, i dyshuari për krime lufte në Kosovë kishte thënë se nuk e njeh shtetin e Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat