“Nëse bëhet shef i LDK-së Kujtim Shala, partia përforcohet”

Lajme

“Nëse bëhet shef i LDK-së Kujtim Shala, partia përforcohet”

Më: 15 maj 2017 Në ora: 11:45
Kujtim Shala

Publicisti nga Maqedonia Xhemal Ahmeti përmes një postimi në facebook ka bërë një analizë të shkurt për LDK-në.

Ai ka thënë se nëse Lutfi Haziri propozohet për kryeministër nga kjo parti, brenda 5 viteve do të mbetet si klub.

Ndërsa me Avdullah Hotin ka thënë se LDK-ja do t’iu ngjante klubeve FDP.

Por për Kujtim Shalën ka thënë se mund ta përforëcojë partinë.

“Mendimi personal për LDK

Nëse bëhet Luto Haziri shuhet për 5 vjet partia, mbetjet mbesin si klub për diçka tjetër.
Nëse bëhet Hoti shndërrohet si këto klubet e FDP në perëndim, dekor tjerash deri në ikje 7 vjet afat.
Nëse bëhet shef Kujtim Shala partia përforcohet, qartësohet dhe mbetet e madhe, mesatare.
Quni dhe të tjerët as duhet ta provojnë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat