Kërcënon Vulin: Haradinaj ka për t’u zvarritur para ushtrisë serbe

Lajme

Kërcënon Vulin: Haradinaj ka për t’u zvarritur para ushtrisë serbe

Më: 15 maj 2017 Në ora: 12:54
Baton Haxhiu, ish bashkpuntori i ish-shefit të UDB-së me Ramush Haradinajn dhe ministri serb për Punë e çështje të luftës, Aleksandar Vulin

Ministri serb për Punë e çështje të luftës, Aleksandar Vulin, ka reaguar me kërcënime ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt i cili dje kishte thënë se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të rregullonte punët ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Vetëm se Haradinaj duhet të kuptojë se serbët në Kosovë nuk janë pengje pa mbrojtje, se koha e Walkerit dhe e Reçakut të shpifur ka shkuar dhe se luftërat që po i nxit do t’i duhet t’i udhëheqë vetë, pa gjithë botën pas vetes”, citon tanjug të ketë thënë Vulin lidhur me deklaratën e liderit ë AAK-së .

“Në luftën e shkuar Haradinaj ka vrapuar para Ushtrisë serbe, në luftën e ardhshme do të zvarritet”, ka thënë Vulin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat