Haradinaj nuk është problem i Serbisë, por i BE-së

Lajme

Haradinaj nuk është problem i Serbisë, por i BE-së

Nga: Ahmet Pllana Më: 15 maj 2017 Në ora: 19:24
Rasim Lajiqi

Ramush Haradinaj nuk është problem i Serbisë, por i Bashkimit Evropian dhe i bashkësisë ndërkombëtare, e cila duhet të reagojë në këtë lloj të radikalizmit e cila për çdo ditë lajmërohet, shkruajnë mediat serbe.

Këtë e ka thënë ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Lajiqi.

“Frikohem se deklaratat e tilla nuk do të ndalen vetëm tek ai, frikohem se edhe akterët tjerë politikë të Kosovës do ta shfrytëzojnë populizmin në fushatën e ardhshme zgjedhore", ka thënë ai.

Lajiqi ka thënë se Qeveria e Serbisë për çdo ditë reagon dhe se reakcionet janë të përmbajtura dhe ppragmatike.

"Qeveria reagon vazhdimisht. Nuk arrijmë as të mbërrijmë të reagojmë sa Haradinaj jep lajme. Ne reagojmëq ftohtë dhe me maturi, tregojmë pragmatizmin tonë shtetëror dhe nuk guxojmë të biem në atmosferën që mbretëron në Prishtinë”, ka shpjeguar ai për mediat serbe.

Lajiqi ka shtuar se nuk është në pyetje vetëm fushata, por se kjo është shprehje e gjendjes të cilën e kemi sot në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat