Mediat serbe të tmerruara: Trupa shtesë të NATO-s në Kosovë!

Lajme

Mediat serbe të tmerruara: Trupa shtesë të NATO-s në Kosovë!

Më: 16 maj 2017 Në ora: 09:49
Ushtarë të KFOR-it

Të tmerruara kanë raportuar mediat serbe që Amerika po dërgon trupa shtesë në Kosovë.

Kështu, mediat beogradase sot kanë raportuar që në Kosovë këto ditë do të dërgojë edhe 130 ushtarë shtesë në kuadër të KFOR-it dhe NATO-s kurse analistët serbë kanë thënë që kjo është një porosi e qartë për të gjithë ata që duan të nxisin tone luftarake në rajon.

Sipas mediave serbe, fjala është për njësitet e forcave speciale nga Tupelo dhe ushtrimet i kanë bërë në bazën Ford Hud në Texas të SHBA-ve. Në këtë bazë ushtarët amerikanë kanë mësuar edhe gjuhën shqipe dhe serbe kurse do të shpërndahen gjithandej në vend me helikopterët e Ushtrisë amerikane.

Sipas analistëve serbë, ky zbarkim i forcave amerikane është edhe një porosi e qartë për të gjithë ata që duan të nxisin tone urrejtjeje.

Dushan Janjiq, njohës i Kosovës ka thënë se amerikanët duan të dërgojnë porosi të qartë jo vetëm për politikanët e rajonit por edhe për Evropianët e turqët.

“Më s’do t’ia lënë Kosovën as Turqisë e as Evropës dhe me këtë duan të thonë që Kosova është fëmiu ynë”, ka thënë Janjiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat