Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Lajme

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Nga: Bota sot Më: 18 maj 2017 Në ora: 07:09
Muzeu i Kosoves

Sot më datën 18 Maj në mbarë botën Komuniteti i muzeve shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeut. Me rastin e kësaj dite në Kosovë, do të zhvillohen aktivitetet dhe prezantimet me temën “Muzetë dhe historitë e kontestuara: Trego diçka tjetër në muze”.

Aktivitetet dhe prezantimet do të mbahen në Muzeun e Kosovës, në ora 9:30.

Dita Ndërkombëtare e Muzeut, është themeluar nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat