Deputetja Duda Balje ka publikuar në Faceboo fotot me një djalë të vogël, Lorikun nga Ferizaji. Ajo tregon se ka ndihmuar atë për shërim në Gjermani, që Loriku i vogël të ngritet sërish në këmbët e veta.
Ja postimi i plotë i saj:
Me këtë engjullin e vogël jam njoftuar vitin e kaluar ne iftarin që kam organizuar me mysafirët nga Hendikosi, Loriku, nga fshati Zllatar, komuna e Ferizajit. Nga çastet e para është shëndrruar në pronar te emocioneve të mia dhe unë kam bërë krejt çka ishte e mundur me ndihmën e Zotit, që Loriku i vogël te ngritet në këmbët e veta. Ka pasur dy operacione ne Gjermani, taninpo shërohet suksesshëm dhe është mirë. Lorik të pres në aeroport, ti je heroi im !/BS