Hoti viziton fermerët e Rahovecit

Lajme

Hoti viziton fermerët e Rahovecit

Nga: Bota sot Më: 24 maj 2017 Në ora: 07:18
Kandidati për Kryeministër nga radhët e koaliconit LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti

Kandidati për Kryeministër nga radhët e koaliconit LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, do të takojë sot në ora 11 fermerët e Rahovecit.

Takimi i Hotit do të mbahet në Shtëpinë e Verës në Rahovec, ndërsa me këtë rast Hoti do të ketë mundësi të njoftohet me shumë rreth punës, problemeve dhe nevojave të fermerëve nga Rahoveci.

Pas Rahovecit, Hoti do të shkojë në Gjilan, me ç’rast do të vizitojë selinë e LDK-së atje dhe më pas Industrinë e Duhanit në Gjilan. Pas vizitave, Hoti do të mbajë takim me kryetarët e LDK-së në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat