Sulmi në Manchester, motra 18-vjeçare e kamikazit me dy identitetet

Lajme

Sulmi në Manchester, motra 18-vjeçare e kamikazit me dy identitetet

Më: 24 maj 2017 Në ora: 08:19
Jomana

Quhet Jomana dhe është vetëm 18 vjeç. Ajo ishte një person që nuk ishte nën vëmendjen  e medias, por pasi vëllai i saj 22-vjeçar, Salman Abedi, është identifikuar si autori i sulmit në “Manchester Arena”, mediat filluan të publikojnë edhe foto të saj.

Sipas mediave britanike, 18-vjeçarja përdor dy profile në rrjetet sociale, ku në një shfaqet si një nxënëse myslimane dhe te profili tjetër, një 18-vjeçare e cila bën një jetë perëndimore.

Sipas asaj që shkruan “Telegraph”, kamikazi 22 vjeçar është fëmija i dytë nga një familje refugjatësh nga Libia të cilët kanë hyrë në Britania e Madhe për t’i shpëtuar regjimit të kolonel Ghaddafi-t.

18-vjeçarja filloi të punonte në xhaminë e Dibsbury në vitin 2013.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat