Ndodh në Zvicër: Dënohet nga Gjykata për shkak të një "like" në Facebook

Lajme

Ndodh në Zvicër: Dënohet nga Gjykata për shkak të një "like" në Facebook

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 maj 2017 Në ora: 17:51
Ilustrim

Një vendim i paparaparë deri më tani: Gjykata e Cyrihyt ka dënuar përherë të parë një person për shkak të një «Like» në Facebook. I akuzuari Erwin Kessler kishte pëlqyer postimin e “të tretëve” që kishte rezultuar “anti semitik”, “racist” dhe “fashist”. Me “like” e tij ai thjesht kishte ndikuar në prekjen e ndjenjave të dikujt tjetër, shkruan “Blick”, transmeton botasot.info.

Image
Erwin Kessler

Erwin Kessler kishte tentuar të mbrohej duke thënë se kishte menduar se përmbajtja ishte e vërtetë. Tashmë ai është i dënuar nga gjykata me 4000 franga, por përpara kësaj vendimi ka shkuar për shqyrtim te Gjykata e Shkallës së Dytë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat