Heronjtë e ditëve tona

Lajme

Heronjtë e ditëve tona

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 08:30
Ilustrim

Sot në mbarë botën shënohet edhe dita botërore e prindërve. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në mbledhje plenare të 17 shtatorit 2012, miratoi një rezolutë ku thuhet se 1 qershori shpallet dita botërore në nderim të prindërve në të gjithë botën.

Kjo rezolutë fton shtetet anëtare të OKB-së të festojnë ditën botërore të prindërve në kuadrin e marrëdhënieve të partneritet të gjithanshëm me shoqërinë civile, në veçanti me pjesëmarrjen e të rinjve dhe fëmijëve, për të marrë pjesë në veprimtaritë kushtuar kësaj Dite.

Ndërkohë, Vatikani i konsideroi prindërit ditën e 1 qershorit 2013 “heronj të ditëve tona”.

Dokument

Rezolutë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara

Dita Botërore e Prindërve

Asambleja e Përgjithshme

1. vendos të shpallë 1 qershorin ditën botërore të prindërve, që do të festohet çdo vit në nderim të prindërve në të gjithë botën;

2. fton shtetet anëtare të festojnë ditën botërore të prindërve në kuadrin e marrëdhënieve të partneritet të gjithanshëm me shoqërinë civile, në veçanti me pjesëmarrjen e të rinjve dhe fëmijëve;

3. i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm që për rezolutën aktuale të vihen në dijeni të gjitha shtetet anëtare, organizatat e sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e shoqërisë civile, me qëllim që në mënyrë të përshtatshme të marrin pjesë në veprimtaritë kushtuar kësaj Dite.

Mbledhja plenare e 130-të.

Më 17 shtator 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat