Nitaj: Ligji për Inspektoriatin e Arsimit, ndikim i drejtpërdrejtë në cilësi

Lajme

Nitaj: Ligji për Inspektoriatin e Arsimit, ndikim i drejtpërdrejtë në cilësi

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 21:38
Lah Nitaj

Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në largim, Lah Nitaj që vjen nga PDK ka thënë se pavarësisht investimeve që janë bërë në fushën e arsimit parauniversitar, duhet të bëhet akoma më shumë.

“Kemi vënë fokusin në gjithë përfshirjen, përjashto këtu fëmijët nga mosha 0 – 5 vjeçare jemi të kënaqur me pjesëmarrjen e fëmijëve ne sistemin shkollor, jemi me parametrat e standardit të rajonit”.

“Orientimi ynë është që të kemi më shumë kopshte dhe çerdhe në mënyrë që familjet të lirohen nga një barrë e madhe, sidomos çiftet e reja”.

Nitaj ka thënë se kur flitet për arsimin parauniversitar duhet të kihet parasysh se ndërlidhet në mënyrë direkte edhe me bashkëpunimin me komunat.

“Sistemi arsimor parauniversitar është plotësisht në autoritetin e komunave”.

Ai ka folur edhe për Ligjin për Inspektoriatin e Arsimit.

“Jemi përpjekur dhe kemi adaptuar një Ligj të avancuar për Inspektoriatin e Arsimit”.

“Për hir të vërtetës, ka ekzistuar një Ligj për Inspektoratin, por tashmë ka ardhur koha që kemi draftuar një ligj, shpresojmë që në legjislaturën e re të ecë përpara dhe të fillojmë me implementimin e tij sepse është impakt i drejtpërdrejtë në cilësinë e arsimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat