PDK-së nuk i ecë prapë në Drenicë, ja çfarë incidenti i ndodhi Kamishit në Drenas

Lajme

PDK-së nuk i ecë prapë në Drenicë, ja çfarë incidenti i ndodhi Kamishit në Drenas

Nga: BOTA SOT Më: 8 qershor 2017 Në ora: 16:01
Pamje nga tubimi i PDK-së në Drenas

Partia Demokratike e Kosovës  po mban sot një tubim në Komunën e Drenasit, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Figurat më të shquara të kësaj partie janë mbledhur në Poklek të Ri, për të bindur qytetarët që të votojnë PDK-në në zgjedhjet e së dielës.

Por, duket se PDK-së nuk po i ecë më asgjë si dikur në Drenicë.

Kjo pasi kandidati për deputet nga kjo parti, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka pësuar një incident derisa ishte në pritje të fillimit të tubimit, shkruan Bota sot.

Ai është rrëzuar, pasi i është thyer karriga ku ishte ulur. Pas kësaj, atij i është ofruar një karrige tjetër, ndërsa në sallë kanë shpërthyer të qeshurat.

Gazeta “Bota sot”, sjellë atmosferën pas rrëzimit të Kamishit në videon e mëposhtme./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat