Alternativa dënon gjuhën banale të Beqës ndaj Mimoza Kusarit

Lajme

Alternativa dënon gjuhën banale të Beqës ndaj Mimoza Kusarit

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 14:07
Mimoza Kusari - Lila

Alternativa dënon ashpër gjuhën banale dhe tejet denigruese të Hajdar Beqës drejtuar Mimoza Kusari - Lila.

Ky subjekt politik e ka cilësuar tejet turpëruese që një politikan, kryetar dege dhe anëtar i kryesisë së një partie të përdor një fjalor të tillë.

“Ne vlerësojmë se Z. Beqa duhet të kërkoj falje publike jo vetëm se ka ofenduar rëndë Znj. Kusari - Lila, por mbi të gjitha se përfaqëson një grupacion (subjekt) politik dhe si i tillë duhet të jetë shembull për qytetarët, të rinjtë dhe të rejat e vendit”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Aty theksohet se ‘Banalizma të këtilla nga një përfaqësues i popullit duhen denuar ashpër dhe me seriozitet në mënyrë që diskursi politik në vend të ketë nivelin që i takon njëherë e përgjithmonë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat