Policia jep detaje rreth zhdukjes së kampionit Sali Gërqina

Lajme

Policia jep detaje rreth zhdukjes së kampionit Sali Gërqina

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 12:28
Kampioni I shumëfishtë i kërcimit në ujë, Sali Gërqina

Kampioni I shumëfishtë i kërcimit në ujë, Sali Gërqina dje rreth orës 16:00, është zhdukur pasi u hodh nga bregu te Ura e Fshejtë në Gjakovë, për të mos dal më nga uji. Njësitet policore që nga mbrëmë janë duke e kërkuar trupin e tij por ende nuk ka rezultate.

Kështu ka bërë me dije zëshënësja policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj. Ajo ka dhënë se ekipet e policisë janë duke vazhduar kërkimet.

“Të gjitha njësitet i kemi në terren. Që nga mëngjesit janë duke vazhduar kërkimet. Ende nuk kemi diçka të re. Ne për momentin nuk mund ta konstatojmë vdekjen e tij”, ka thënë Podrimaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat